Sigurimi i pronave, kalon frika nga tërmeti, më pak të siguruar në janar

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 16:45 | Aktualitet
Sigurimi i pronave, kalon frika nga tërmeti, më pak të siguruar

Frika nga tërmetet kaloi dhe shqiptarët duket se i janë rikthyer neglizhencës në sigurimin e pronës. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se këtë fillimvit, kontratat për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ranë në 100 milionë lekë, kundrejt rreth 260 milionë lekë 1 vit më parë.

Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga katastrofat natyrore. Kultura e dobët e sigurimit, bën që këto dëme të kompensohen nga paratë e shqiptarëve të buxhetit, ose të ngelen humbje për qytetarët, fermerët dhe bizneset. Arsye pse Banka Botërore propozon një skemë sigurimi të detyrueshëm.

Për qytetarët mossigurimi vjen jo nga mungesa e ndërgjegjësimit se sa nga kostot e larta që kanë familjet shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos