Pas përfundimit të mbledhjes së radhës të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca i ka bërë një propozim opozitës së bashkuar. “Bëmë një propozim si PS: nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur, i propozuam që të na sjellin një variant të koalicionit të shkruar dhe nëse ne nuk e pranojmë, i drejtohemi ODIHR-it. Këta duan që të krijojnë vakuum ligjor për moszhvillimin e zgjedhjeve. Kompromis do të thotë të gjesh kompromis për disa modele. Të imponosh konsensus me modele joevropiane është e papranueshme”, tha Gjiknuri. Sipas tij, “pjesa e kodit ka rënë sepse ka ndryshuar Kushtetuta tashmë”. “Është debat i ezauruar në korrik dhe t’i rikthehesh këtij debati do të thotë ta bllokosh”, theksoi Gjiknuri. (A2 Televizion)
Gjiknuri: Të na sjellin një variant koalicioni bazuar në modele evropiane; Opozita: Na tha që mazhoranca miraton ligjin që i leverdis
