Gjinari turistik, peng i investimeve të premtuara që nuk u bënë asnjëherë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 12:09 | Sociale
Gjinari turistik, peng i investimeve të premtuara që nuk u

Njihet si zonë turistike, për ajrin e pastër, ujin e ftohtë, kulinarinë dhe pamjen e mrekullueshme. Por, investimet bazike në Gjinar dhe fshatrat përreth tij, që mund t’i jepnin një zhvillim zonës, janë thuajse zero.

Kjo situatë është e tillë për vite me radhë.

Një banor shprehet se kjo situatë ka mbetur e njëjtë si me qeveritë e djathta, ashtu edhe me ato të majta, si me ndarjen e vjetër territoriale, ashtu edhe me ndarjen e re, ku zona e Gjinarit është në varësi të Bashkisë së Elbasanit.

Investimet e premtuara, por asnjëherë të realizuara, bëjnë që kjo zonë e pasur nga natyra, të mos i shërbejë siç duhet as banorëve dhe as vizitorëve që e kanë mjaft të vështirë ta mbërrijnë për ta shijuar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos