Gjipali tregon arsyen pse zgjerimi nuk shihet me sy të mirë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 20:14 | Politikë
Gjipali tregon arsyen pse zgjerimi nuk shihet me sy të mirë

Gledis Gjipali, drejtues i organizatës “Lëvizja europiane në Shqipëri, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN se “zgjerimi nuk është lart në listën e prioriteteve të Bashkimit Europian”.

“Ata po presin zhvillime të tjera, si fillimi i punës nga kancelari i ri gjerman. Nga propozimi bullgar do të ishte viktimë Maqedonia e Veriut”, tha Gjipali.

https://a2news.com/2021/12/02/politika-e-zgjerimit-ka-nevoje-per-nje-ridimensionim-total-vurmo-vetoja-bullgare-i-ka-dhene-goditjen-perfundimtare/

“Nuk ka angazhim aq të madh për të bërë të mundur tërheqjen e Bullgarisë nga pozicioni i saj. Është çështje e politikës së brendshme, që ndikon direkt në procesin e zgjerimit. Kjo ka ndodhur edhe me vende të tjera, si Holanda për shembull. Shtojmë edhe Francën. Fatkeqësisht, grupime të ndryshme politike në vende të ndryshme kanë ndikuar në skepticizmin e tyre sa i përket zgjerimit”, shtoi Gjipali.

Por, sipas tij, edhe vendet si Serbia, që janë përpara në procesin e integrimit, nuk janë shembuj të mirë, “gjë që e bën zgjerimin që të shihet me sy jo të mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos