GJKKO kthen në SPAK dosjen e babait të Arbër Çekajt

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 13:57 | Kronikë
GJKKO kthen në SPAK dosjen e babait të Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme vendos të rikthejë në SPAK për plotësim të hetimit dosjen ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

Selim Çekaj u hetua nga SPAK si i përfshirë në trafikimin e një sasie prej 49 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Droga u gjet e fshehur në një kontenier me banane të porositur nga kompania "Ecoalmax", që administrohej nga babai i Arbër Çekajt, të dënuarit për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Në përfundim të hetimit SPAK kërkoi pushimin e çështjes ndaj Selim Çekajt, pasi nuk gjeti prova, që ta lidhnin atë me ngarkesën e 49 kg kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos