Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, 2 të arrestuar në Himarë dhe 130 doza të sekuestruara

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 13:00 | Kronikë
Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, 2 të arrestuar

Dy persona nga Borshi kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, për shpërndarje të kokainës në lokalet e natës. Në operacionin “Parts 9”, policia sekuestroi rreth 130 doza kokainë, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.  

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

-A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos