Gjobë nga 400 deri në 1 mijë euro për ata që nuk mbajnë maskë në ambiente të hapura në Itali

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 21:11 | Bota
Gjobë nga 400 deri në 1 mijë euro për ata që nuk

Gjobë nga 400 deri në 1 mijë euro për ata që nuk respektojnë detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura. Kjo është ajo që parashikon qeveria italiane në lidhje me përforcimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjoba më të rënda nga 500 deri në 5 mijë euro dhe arrest nga 3 deri në 18 muaj për ata që shkelin karantinën, janë dënimet parashikuara në dekretin e qeverisë italiane. Sipas dekretit edhe vendet që nuk zbatojnë protokollin shëndetësor rrezikojnë gjobë nga 400 deri në një mijë euro përveç mbylljes së biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se nesër pritet një vendim i Këshillit të ministrave italianë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar, e cila skadon më 15 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos