Gjobitet se theu rregullat e izolimit gjatë koronavirusit, kaloi nga Franca në Spanjë për cigare

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 13:23 | Bota
Gjobitet se theu rregullat e izolimit gjatë koronavirusit, kaloi nga Franca

Një burrë në Pirenej u shpëtua me helikopter nga policia ndërsa po përpiqej të kalonte nga Franca për në Spanjë për të blerë cigare.

Policia, me ndihmën e helikopterit, arriti të gjente personin që ishte në gjendje të vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe lodhjes, në vendin e quajtur Perthus. Më pas ai u gjobit me 150 euro gjobë për shkelje të masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Burri ishte ndaluar dhe një ditë më parë ndërsa tentonte të shkonte me makinë drejt fshatit spanjoll La Juenquera për të blerë cigare pasi ishin më lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos