Koronavirusi, Turqia iu jep qytetarëve të saj 5 maska falas në javë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 11:26 | Bota
Koronavirusi, Turqia iu jep qytetarëve të saj 5 maska falas në

Çdo qytetar turk nga mosha 20 deri 65 vjeç do të marrë falas çdo javë në shtëpi një pako postare brenda së cilës ndodhen 5 maska mbrojtëse kundër koronavirusit.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit Erdogan, qytetarët mjaftojnë që të aplikojnë online për maskat dhe ato do t’iu vijnë në shtëpi.

Nga kjo iniciativë përjashtohen të rinjtë nën 20 vjeç dhe pensionistët, për të cilët qeveria ka vendosur të izolohen në shtëpi për të ulur përhapjen e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos