Spital fushor në New Orleans për pacientët me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 13:08 | Bota

Në New Orleans, hapi dyer për pacientët një spital fushor, i ngritur në të njëjtin vend ku u pritën dhe të pastrehët e shkaktuar nga uragani Katrina në vitin 2005.

Duke parë numrin në rritje të personave të prekur me koronavirus, autoritetet vendosën sërish që spitali të ngrihej në qendrën e konventave “Ernest Morial” në qytet.

Spitali i ri ka vend për 2000 persona. Deri tani janë vendosur 1000 shtretër, por numri i tyre mund të shtohet nëse do të vlerësohet si masë e nevojshme. Spitali pritet të presë pacientë nga spitalet e tjera të qytetit që janë tejmbushur.

Autoritetet vendosën ngritjen e këtij spitali duke parë se përqindja e vdekjeve në bazë popullsie në New Orleans për shkak të koronavirusit ishte më e madhe se ajo në New York. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos