Gjoni: Hapja e fushatës së PS-së, e stisur. PD-ja kishte entuziazëm

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 22:14 | Politikë
Gjoni: Hapja e fushatës së PS-së, e stisur. PD-ja kishte

Analistja Edlira Gjoni deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se hapja e fushatës së Partisë Socialiste iu duk e stisur, ndërsa në eventin e Partisë Demokratike kishte entuziazëm.

“Ajo në sheshin Skënderbej m’u duk një sforcim i jashtëzakonshëm. Më bëri përshtypje që në mënyrë të përsëritur kryeministri refuzonte që të njihte Bashën si lider të opozitës. M’u duk e stisur hapja e fushatës së PS, ishte si e stisur edhe fjala e kandidatëve. Ndërsa te PD-ja kishte entuziazëm për mundësinë që mezi po e presin”, u shpreh Gjoni.

Sipas saj, “Partia Demokratike kishte fajin që i doli situata nga kontrolli me turmën, ndërsa sa i përket fjalimeve, pikët negative i ka Partia Socialiste”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos