Gjoni: Lëvizja e re, gati për të garuar në zgjedhjet e vitit 2021

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 09:49 | Politikë
Gjoni: Lëvizja e re, gati për të garuar në zgjedhjet e vitit

I ftuar në “Dita Jonë”, deputeti Ralf Gjoni foli për objektivat që opozita parlamentare ka për vitin 2020.Gara politike kundër një mazhorance, e cila kontrollon shumicën e institucioneve, nuk është e lehtë, por Gjoni mbetet optimist, se do kenë rezultate konkrete në vitin që po vjen. Ai flet edhe për një lëvizje të re.

“Vitin e ardhshëm do të na duhet të qartësojmë gjërat me njëri-tjetrin dhe me veten tonë. Ka ardhur koha që shqiptarët të jenë të qartë me politikanët që i kanë dhënë një mandat për të qeverisur. Shqiptarët duhet të kuptojnë se çfarë janë dhe ku mund të shkojnë. Sot, ata duhet ta kuptojnë se Shqipëria është në një autoritarizëm ekstrem, brenda një demokracie hibride. Shqiptarët ndjehen të mallkuar, por duhet ta kuptojnë se vendi ku ata jetojnë është i bekuar me burime natyrore, të cilat janë keqpërdorur. Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Nëse shqiptarët bashkojnë forcat, besoj se do të vijë një ndryshim që nuk na e kishte pritur mendja.

Për herë të parë në 30 vite ne do të hyjnë në një vit me një kontekst të ri politik të ndryshuar. Partitë që braktisën parlamentin i kanë bërë një nder të madh këtij populli sepse i dhanë mundësi që të kuptojnë se parlamenti mund të funksionojë edhe pa ata dhe që bojkoti është një mënyrë e papranuar për demokracitë perëndimore për të qeverisur. Ky mesazh u kuptua. Konteksti ka ndërruar. Kemi përfundimin e një reforme në drejtësi. Viti 2020 hyn me një terren totalisht të ndryshuar të institucioneve të drejtësisë. Nëse SPAK-u do të fillojë me prerjen e dy apo tre kokave, duke hapur dosjet në fillim të vitit 2020, unë besoj se terreni i besueshmërisë së shqiptarëve ka ndryshuar. Unë besoj se në këtë terren të rinovuar, unë besoj se ka hapësirë për lindjen e një partie të re politike”.

Terreni për një forcë të re politike

“Unë besoj se shqiptarët kanë nevojë të votojnë për një alternativë të re politike. Flas për një lëvizje të re politike dhe jo një parti, që do të mobilizonte të gjitha këto energji pozitive. Njerëz të pastër të bashkojnë forcat dhe të krijojnë një listë të përbashkët për të garuar në zgjedhjet e ardhshme. Unë besoj se kjo forcë mund të krijojë një alternativë të re bindëse, pro europiane dhe pro amerikane, për dekadën e ardhshme. Është shumë shqetësues fakti që në Shqipëri po fillojnë dhe po lakohen alternativa me nota religjioze politike. Ka disa elementë që po dalin dhe po formojnë terren dhe bazë në popull me nota islamike, duke përgatitur një terren për t’u futur ne politik. Ne jemi vend laik, ku e kemi të ndarë fenë nga politikbërja. Unë besoj se vakumi që është lënë në Shqipëri nga varfëria paraqet një hendek shumë të rrezikshëm që mund të mbushet nga këta element”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos