Gjueti e shfrenuar për breshkat “dragonj”, së shpejti mund të zhduken

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 09:21 | Lifestyle

Një nga qytetet më të dendura të populluara në botë po shndërrohet në një rrezik për një prej kafshëve më të çuditshme. Në xhunglën e betonit të Hong-Kongut, ku më shumë se 7 milionë njerëz jetojnë në një zonë prej mbi 1100 kilometrash katrorë, e ku ka më shumë rrokaqiej sesa qyteti i Nju-Jorkut, ndodhet një nga strehët e fundit për një lloj ekzotik breshkash.

Bëhet fjalë për breshkat me kokë të madhe, me një pamje “si dragonj”, jo shumë të ngjashme me ato që jemi mësuar ne të shohim. Ato përdoren kryesisht në mjekësinë alternative kineze, por deri tani u kishin shpëtuar gjuetarëve.

Ekspertët thonë se në ishull kjo po ndryshon dhe gjuetia pa leje po rritet në mënyrë dramatike. Për të shkuar në një proporcion të drejtë me kërkesat e popullatës, gjuetarët po hedhin rrjetat e tyre në kërkim të një furnizimi të ri, por kjo po dëmton natyrën. “Hong-Kongu është një nga bastionet e fundit të ruajtjes së breshkave në Azi”, tha Sung Yik-hei, profesor i asociuar në Universitetin Lingnan.

Ai ka monitoruar popullsinë e breshkave të qytetit për më shumë se një dekadë dhe vlerëson se ka rënë me 60% në 80% gjatë asaj kohe. “Situata ka ardhur në një pikë ku nuk mund të jetë më keq”, tha ai. Duke ngritur alarmin, profesori beson se mund të shërbejë si një shans i fundit për t’i mbrojtur nga zhdukja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos