Gjuetia nënujore e vezëve, gara e veçantë e Pashkëve në Florida

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 16:40 | Lifestyle
Gjuetia nënujore e vezëve, gara e veçantë e Pashkëve

Gjuetia e vezëve është një traditë e njohur e Pashkëve, por ajo në muzeun nënujor të Key Largos në Florida ishte ndoshta më e veçanta për këtë vit.

Dhjetëra eksplorues u vunë në kërkim të vezëve të pashkës në ujërat e kristalta të ishullit. Gjuetia u organizua nga kapiteni Spencer Slate, një zhytës profesionit i Key Largos. Me një kostum zhytjeje si lepur, ai i vendosi vezët shumëngjyrëshe në rërë, madje ndihmoi disa prej garuesve të rinj të cilët nuk e patën të lehtë të mbërrinin 3 metra nën ujë.

Për aktivitetin u përdorën vezë të vërteta dhe ngjyrues jo toksik, për të shmangur impaktin negative në ambient. Dy fituesit që gjetën vezët e arta u shpërblyen me një shportë ëmbëlsirash, eksperienca zhytjeje dhe aksesore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos