Gjykata e Apelit në Shkodër morri masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” për ish deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia, që ndodhej në arrest shtëpie pas ngjarjeve në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe KZAZ nr.3 në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Fillimisht seanca u ndërpre në mëngjes, sepse Spahia nuk ishte i pranishëm, pranë avokatëve mbrojtës Ivi Kaso dhe Ledio Nura.
Spahia u prit në dalje të Gjykatës nga një numër mbështetësish të opozitës. (A2 Televizion)