Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e arrest shtëpie për ish- zv. ministren e Brendshme Rovena Voda për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas Deklaratës zyrtare, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të ushtronte funksione publike. Masa "arrest shtëpie" është caktuar edhe ndaj dy shtetasve Beu dhe Hasani, me të njëjtën akuzë.
Rovena Voda është emëruar në pozicionin e zëvendësministres së Brendshme prej 22 majit të vitit 2017, dhe ishte larguar nga ai pozicion më 29 korrik 2020.
(A2 Televizion)