Gjykata Kushtetuese, padia për 30 qershorin shtyhet pas zgjedhjeve parlamentare

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 17:30 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, padia për 30 qershorin shtyhet pas zgjedhjeve

Gjykata Kushtetuese shtyn për pas zgjedhjeve parlamentare shqyrtimin e çështjeve të nxehta politike.

Me fillimin e vitit 2021, vetë Gjyqtarët Kushtetues njoftuan se do të shqyrtonin çështjet jo vetëm sipas kohës së depozitimit të padive, por edhe të ndjeshmërisë shoqërore që ato mbartin. 

Në sirtarët e Gjykatës gjenden të depozituara disa padi që kanë tensionuar situatën politike në vend. E tillë është ajo e shoqatës së bashkive kundër zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 ku opozita bojkotoi pjesëmarrjen dhe i cilëson ato të paligjshme.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, mendon se trupa gjyqësore duhet të shprehet, pavarësisht aktualitetit politik në vend.

“Gjykata Kushtetuese duhet të ishte shprehur për çështje të tilla brenda afatet ligjore pa pasur në konsideratë faktet e natyrës të zhvillimeve të caktuara politike të cilat do të jenë normale tashmë dhe do të duhet të mësohen me Gjykatë Kushtetuese funksionale”, thotë ai.

Çështja tjetër është padia e presidentit për vendimit të qeverisë për shembjen e teatrit. Ku vendimmarrja e gjykatës mund të qetësoi gjakrat e një pjesë të aktorëve që protestuan deri në fund kundër shembjes së saj.

Nisur nga rrethana dhe fakti që këto çështje nuk janë zgjidhur para zgjedhjeve parlamentare dhe lë të kuptohet që Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të bëj vendimmarrjen e saj që mund të ketë implikimet e caktuara në zgjedhje.

Për herë të parë, Presidenti i Republikës ngriti pikëpyetje për ndikimin politik të trupës së Gjykatës Kushtetuese, në të cilën disa muaj më parë kishte dekretuar edhe vetë Besnik Muçin.

“Është normale që Presidenti i Republikës në çështje që kanë interes të përgjithshëm, interes të përgjithshëm për publikun, të ndërhy dhe të shfaqë mendimin dhe opinionin e tij”, vijon Muçi.   

Në heshtje vetë shtatë gjyqtarët kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg vendimeve që prekin politikën para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ku pas kësaj date, do të duhet të japin vendime pro ose kundër palës në pushtet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos