Gjykata liron Matën, cakton masën detyrim paraqitje

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 10:48 | Kronikë
Gjykata liron Matën, cakton masën detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës liroi Ervin Matën vetëm dy ditë pasi 31-vjeçari u vetëdorëzua në Polici pas disa muajsh që ishte në kërkim, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Bllok 4 tetorin e vitit të kaluar.

Për Matën u caktua masa detyrim paraqitje. i riu tha në Polici se për ngjarjen nuk kishte dijeni dhe se vetë ai nuk kishte qëlluar me armë. Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve, Mata tha se ishte larguar nga lokali Monopol sapo kishte dëgjuar të shtënat.

Në ngjarjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj. i shpallur në kërkim për vrasjen është ish-komando Mervjol Bilo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos