
Gjykata ka shpallur fajtorë tre persona, të cilët akuzohen për rrëzimin e një avioni mbi Ukrainë në vitin 2014, ku humbën jetën 298 pasagjerë.
Sulmi ishte realizuar nga një grup i armatosur nën kontrollin rus, me anë të një rakete të prodhuar në Kremlin.
Avioni ishte nisur nga Amsterdami në Kuala Lumpur, kur u qëllua mbi Ukrainën e përfshirë nga konflikti. Të akuzuarit janë ish-zyrtarë të lartë të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, mes të cilëve Igor Girkin, atëherë ministër i Jashtëm. (A2 Televizion)