
Ish-ministri i Mbrojtjes në vitin 2008, Fatmir Mediu,aktualisht deputet i zgjedhur për legjislaturën 2021-2025, nuk do të shkojë nëgjyq lidhur me dosjen “Gërdeci”.
Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK pë rtë shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë të 14 shtatorit 2009, për pushimin e çështjes penale ndaj Mediut.
Në atë kohë ish-ministri ishte dërguar si i pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Çështja ndaj tij u pushua për shkak se ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ligji i kohës i jepte atij imunitet nga ndjekja penale.
Në vendimin e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Erjon Çela vlerësoi se, ndonëse tashmë nuk ka më pengesë ligjore, deputeti Mediu nuk mund të rimarrë cilësinë e të pandehurit.
Sipas gjykatës, nga data e pushimit të çështjes penale nga Gjykata e Lartë në shtator 2009 dhë në vijim prokuroria nuk nuk i ka kërkuar përsëri Kuvendit dhënien e autorizimit për nisjen e ndjekjes penale ndaj ish-deputetit Mediu. Po sipas arsyetimit të vendimit, nga vitit 2012 e në vijim, kohë prej së cilës deputeti nuk gëzon imunitet penale, prokuroria nuk ka ndërmarrë hapa për ta ndjekur penalisht.
Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndjekjen penale për një periudhë mbi 10 vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë, arsyeton gjykata, ndjekja penale nuk mund të ushtrohet më. Pas shpalljes së këtij vendimi, burime pranë SPAK, konfirmuan se do ta ankimojnë atë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. (A2 Televizion)