
Një moment historik në Uashington, ku dhoma e përfaqësuesëve dorëzoi në senat akuzën kundër Donald Trump. Akti i hap rrugën gjyqit të dytë në dhomën e lartë kundër ish-presidentit.
“Menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesëve janë këtu për të paraqitur akuzën për impeachment kundër ish-presidentit, Donald Trump”, u shpreh republikani, Jamie Raskin.
74-vjeçari akuzohet për nxitje të trazirave që përfshinë Kapitolin, më 6 janar. Në gjyqin që pritet të nisë pas dy javësh, 9 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve do të shërbejnë si prokurorë, ndërsa 100 senatorët janë në rolin e juristëve.
Që ish-presidenti të shpallet fajtor, 17 republikanë duhet të votojnë bashkë me demokratët kundër tij. Ndërkaq, presidenti Joe Biden po shpreson të shfrytëzojë dy javët në dispozicion për të punuar me Kongresin lidhur me agjendën e tij.
Fitorja e tij e parë erdhi me konfirmimin në senat të Jenet Yellen, si gruaja e parë që do të drejtojë thesarin. Presidenti e kaloi ditën duke nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë, duke shfuqizuar masën që ndalonte transgjinorët në ushtri.
“Po u mundësoj të gjithë amerikanëve të kualifikuar t'i shërbejnë vendit të tyre”, u shpreh Biden.
Duke kufizuar udhëtimet për shtetasit joamerikanë që kanë qenë në Brazil dhe pjesën më të madhe të Europës, e duke fuqizuar kërkesat e qeverisë federale për të blerë produkte të prodhuara në SHBA. Por, presidentit Biden i duhet mbështetja e Kongresit për miratimin e një pakete stimulimi prej 1.9 trilionë dollarësh. (A2 Televizion)