Gjykimi ndaj 4 ish-liderëve të UÇK-së në Hagë ka edhe një kosto të madhe financiare. Përveç kostos financiare është edhe kostoja e dëmtimit të imazhit të Kosovës. Për ekspertin e ekonomisë Safet Gërxhaliu janë 3 kategori kostosh; është ajo që faktori ndërkombëtar do të financojë funksionimin e dhomave të personalizuara që ka kosto qindra milionëshe, qeveria e Kosovës do të mbështesë procesin e mbrojtjes, do të bëjë pagesën e avokatëve dhe e treta është kompensimi për familjes. Sipas tij deri më tani është shpenzuar vetëm 30% e buxhetit. (A2 Televizion)
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë dhe kostoja ekonomike
