
Analiza e punës së vitit të kaluar për drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit, ka dalë në përfundimin që Policia në këtë qark ka bërë një punë të mirë dhe të lavdërueshme në garantimin e rendit publik, zbulueshmërinë e ngjarjeve kriminale dhe trafiqeve të paligjshme.
Këtë fakt e pohuan si prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ashtu edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Por me sa duket, shifrat në analiza nuk kanë ndikuar që qytetarët të ndryshojnë perceptimin për gjendjen e sigurisë publike në Elbasan. Dhe këtë fakt e ka përmendur edhe kryepolici Nano, i cili edhe një herë ka garantuar që forca e Policisë është në krye të detyrës.
Elbasani është një ndër qarqet që ka shënuar një numër të konsiderueshëm ngjarjesh të rënda kriminale, ku kanë dominuar kryesisht atentatet me pagesë, si pasojë e prishjes së pazareve të aktiviteteve të paligjshme të grupeve kriminale në këtë qark, por jo vetëm. (A2 Televizion)