28-vjeçari Cedric Moore Jr nga Misuri, është dënuar me 7 vite burg pasi u shpall fajtor për sulm të shkallës së dytë ndaj një 12-vjeçari.
Moore është filmuar duke zbritur nga një fuoristradë e zezë në qendër të qytetit, ku ka goditur pabesisht me grusht të miturin i cili po kërcente në trotuar pranë mësuesit të tij.
Si pasojë e goditjes, 12-vjeçari përfundoi me tronditje dhe hundë të përgjakur.
Video e sulmit u bë virale pasi u postua në internet dhe nxiti mbledhjen e gati 17 000 dollarëve për studion e vallëzimit, si dhe çdo shpenzim mjekësor që rezultoi nga sulmi. (A2 Televizion)