Brad Pitt fitoi çmimin SAG si aktori më i mirë joprotagonist mbrëmjen e së dielës dhe duket se e përdori këtë gjë për të sulmuar ish-partneren e tij, Angelina Jolie.
56-vjeçari, në fjalimin përshëndetës, iu referua marrëdhënies së vështirë me Jolie, gjë që nuk i pëlqeu aspak aktores së famshme. Duke bërë shaka, Pitt tregoi ngjashmëritë e personazhit të tij në “Once Upon a Time in Hollywood” me martesën e dështuar me Jolie.
“Të jem i sinqertë, ishte rol i vështirë. Një burrë që pi, heq bluzën dhe nuk shkon me gruan e tij. Ishte shumë, shumë e vështirë”, tha Pitt. Në këtë moment, kamera fokusoi Jolie, e cila ishte në audiencë, e habitur nga deklaratat.
Por, jo vetëm kaq. Si për t’i shtuar benzinë zjarrit, Brad Pitt u fotografua prapa kuintave duke u përshëndetur përzemërsisht me ish-bashkëshorten tjetër të tij, Jennifer Aniston. (A2 Televizion)