Shitet koleksioni i automjeteve të Paul Walker, 6 vjet nga vdekja e aktorit

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 22:39 | Showbiz

Ai jo vetëm ka qenë pjesë e “Fast and Furious”, por aktori i ndjerë Paul Walker ishte i fiksuar pas makinave edhe në jetën e tij reale.

Gjashtë vite nga vdekja e tij, shumica e automjeteve nga koleksioni i tij personal janë shitur, ndërsa disa janë mbajtur nga vajza e tij Meadoë Rain Walker.

Koleksioni, i cili përfshin një përzierje të makinave, motoçikletave dhe kamionëve, u shit në ankand, nga e mërkura deri të shtunën, për 2,333,450 dollarë.

“Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra të apasionuarish pas makinave. Ne kemi punuar me një mik të Paul, i cili është kujdesur për koleksionin e makinave pas vdekjes së tij”, ka thënë Craig Jackson, drejtori i kompanisë që zhvilloi ankandin.

Paul Walker vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos