Goditje për ish-kryebashkiakun e Nju-Jorkut, duhet të kthejë 475 mijë dollarë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 08:07 | Bota
Goditje për ish-kryebashkiakun e Nju-Jorkut, duhet të kthejë 475

Ish-kreu i Bashkisë së Nju-Jorkut, Bill De Blasio, duhet t’i rikthejë buxhetit të qytetit plot 475 mijë dollarë.

Vendimi u mor nga Bordi i Konflikteve të Interesit në lidhje me çështje konflikti interesi e ndodhur në vitin 2019.

Sipas asaj që raporton Reuters, De Blasio ka përdorur sasinë  e konsiderueshme të parave për të paguar sigurinë gjatë fushatës së tij elektorale për marrjen e nominimit për zgjedhjet presidenciale.

Sipas vendimit, De Blasio do të detyrohet të rimbursojë qytetin për 320.000 dollarë të shpenzuara për fluturimet e oficerëve, hotelet, ushqimet dhe makinat me qira gjatë fushatës katërmujore.

Ai gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 25.000 dollarë për secilin nga 31 udhëtimet jashtë shtetit që arrijnë në 155.000 dollarë.

Kjo është gjoba më e madhe e dhënë ndonjëherë nga Bordi i Konflikteve të Interesit të Nju-Jorkut, duke mbyllur një hetim shumëvjeçar mbi përdorimin e dollarëve të taksapaguesve nga kryebashkiaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos