
Partizani ka realizuar një goditje surprizë duke zyrtarizuar marrëveshjen me klubin amerikan Reno 1868 FC për transferimin e sulmuesit Brian Brown.
Sulmuesi nga Xhamajka do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka gjetur akordin me kampionët e Shqipërisë.
26-vjeçari, transferohet te Partizani nga Reno 1868 FC skuadër që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship. Brown aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses të Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “CONCACAF Gold Cup 2019”.
Sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda menjëherë pasi të mbyll impenjimet me përfaqësuesen e vendit të tij. (A2 Televizion)