Gol nga gjysmëfusha e vet, Rooney përsërit “perlën” e 5 viteve më parë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 10:04 | Futboll
Gol nga gjysmëfusha e vet, Rooney përsërit

Wayne Rooney përsëriti një prej golave më të famshëm të tij të mërkurën në mbrëmje, duke ndihmuar DC United të fitojë kundër Orlando City me një gjuajtje fantastike nga gjysmëfusha e tij.

https://twitter.com/MLS/status/1144038107068739585

Ish-kapiteni i Anglisë mori topin në mbrojtje dhe pa kaluar mesin e fushës, goditi saktë në kuadrat nga një distancë prej 55 metrash, duke përfituar edhe nga dalja nga porta e portierit kundërshtar Brian Rowe.

Një gol të ngjashëm, 33-vjeçari e ka shënuar edhe pesë vite më parë, në një fitore të Machester United kundër West Ham, 2-0 në “Upton Park”.

https://twitter.com/ManUtd/status/994549080054468608

Fitorja e dërgoi skuadrën e Rooney-t në vend të tretë në Konferencën e Lindjes së MLS (kampionatit amerikan të futbollit), vetëm dy pikë larg Philadelphia Union që ruan vendin e parë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos