Shumë yje të skuadrave në Europë do të humbasin EURO 2020 për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë pasur këtë sezon. Nga Ramos te Van Dijk, kush janë lojtarët që nuk do të shohim këtë kampionat europian? (A2 Televizion)

Mbrojtësi i djathtë i Spanjës Dani Carvajal, dëmtim muskulor 
Portieri i Gjermanisë Marc-Andre ter Stegen, dëmtim në gju 
Ylli i mesfushës së Hungarisë Dominik Szoboszlai, tërheqje muskulore 
Sulmuesi i Spanjës Ansu Fati, dëmtim në menisk 
Mbrojtësi i Holandës Virgil van Dijk, dëmtim në gju 
Ylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, dëmtim në gju 
Mbrojtësi i majtë i Francës Ferland Mendy, tërheqje muskulore 
Sulmuesi i Anglisë, Mason Greenwood, dëmtim muskulor 
Sulmuesi i Polonisë Krzysztof Piatek, thyerje në kavilje 
Mesfushori i Italisë Nicolo Zaniolo nuk është rikuperuar ende nga operacioni në gju 
Sulmuesi i krahut të Portugalisë, Pedro Neto, dëmtim në gjurin e majtë 
Kapiteni i Spanjës Sergio Ramos është lënë jashtë nga Luis Enrique pas një sezoni të mbushur me dëmtime 
Portieri i Holandës Jasper Cillesen, pozitiv me Covid-19 
Sulmuesi i Francës Anthony Martial, dëmtim në ligament 
Portieri i Anglisë Nick Pope, dëmtim në gju
Galeria fotografike ( )