Golf me luanët, hienat dhe elefantët

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 14:07 | Lifestyle

Ajo konsiderohet si “fusha e golfit më e egër në botë”. Stafi që e mirëmban thotë se i duhet të fshehë flamujt kur nuk ka ndeshje, pasi kafshët e egra i hanë, madje kanë parë edhe një tufë luaneshash duke marrë rreze dielli aty.

Dy ditë më parë, kujdestari i fushës, Jean Rossouw, po bënte një shëtitje kur i dolën përballë tetë luanë dhe u detyrua t’i largonte. 29-vjeçari del çdo mëngjes në fushën e golfit Skukuza në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, për të parë dëmet që kanë shkaktuar vizitorët e pazakontë.

Ai thotë se bari i gjelbër tërheq të gjitha llojet e kafshëve, si leopardë, luanë, hiena, elefantë dhe gjirafa. “Hienat hanë flamujt, ndërsa elefantët dëmtojnë pemët. Detyra ime është të shëtis herët në mëngjes dhe të shoh çfarë është bërë në fushë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos