Rikthehet NBA, Lebron James udhëheq Lakers drejt triumfit në derbi

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 10:01 | Sporte të tjera
Rikthehet NBA, Lebron James udhëheq Lakers drejt triumfit në derbi

NBA u rikthye pas më shumë se katër muajsh në parket, me skuadrat që dhuruan menjëherë spektakël që në takimet e para pas pauzës së pandemisë.

Derbi i Los Angeles mes Lakers dhe Clippers ishte një prej dueleve më të forta me suksesin që shkoi për skuadrën e Le Bron James.

Ylli i Lakers ishte vendimtar me aksionet e tij në sekondat e fundit duke i dhënë skuadrës fitoren 103-101. Jo më pak i ngushtë ishte rezultati i sfidës mes Nju Orlean dhe Utah Jazz, me “Pelikanët” që u mundën 104 me 106.

Ruddy Gobert, qendra franceze, i cili ishte basketbollisti i parë i prekur nga Covid-19 dhe gjithashtu shkaku i pezullimit të NBA, ishte lojtari i ndeshjes për Jazz me dy goditjet e lira të sakta, 7 sekonda nga fundi, pikë që vendosën fatin e takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos