Lewis Hamilton do të niset nesër nga vendi i parë, në Çmimin e Madh të Britanisë.
Piloti i Mercedesit vendosi rekord në pistën e Silverstone me 1'24''303, për të fituar “pole position”-in e 91 në karrierë.
Koha e dytë më e shpejtë u regjistrua nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa në vend të tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull.
Vetëm në vend të katërt Ferrari i Leclerc, ndërsa në vend të dhjetë Vettel. (A2 Televizion)
