Roger Federer, ndeshje speciale në tarracat e Liguria-s

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 10:50 | Sporte të tjera
Roger Federer, ndeshje speciale në tarracat e Liguria-s

Gjatë pandemisë, në krahinën e Liguria-s në Itali, Vittoria dhe Carola, u bën të famshme sepse e kalonin karantinën duke luajtur tenis në tarracat e shtëpive.

Dy vajzat që kanë idhull Roger Federer, u surprizuan nga legjenda e tenisit, me të cilin kaluan momente të paharrueshme.

Kampioni zviceran i’u bashkua lojës mbi tarracat e shtëpive, firmosi autografe dhe në fund i dhuroi vajzave abonimin veror për Akademisë e Tenisit të Rafael Nadal, një prej rivalëve të tij më të mëdhenj në fushë, me të cilin janë edhe miq të mirë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=sxJ4Z56mglM

A2 CNN Livestream

Latest Videos