
Sezoni i MotoGP vazhdon të humbasë pjesë. Kalendarit të garave me motorë i është hequr edhe Çmimi i Madh i Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë.
Këto tre gara ishin pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë, ndërkohë që tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar për anulimin e tyre.
Megjithatë, krerët e MotoGP do të rekuperojnë një prej këtyre pistave duke i shtuar Botërorit një garë evropiane. Ky Çmim i Madh do të zhvillohet menjëherë pas garës në Valencia, më 22 nëntor. (A2 Televizion)