Grabiten 5 kg ar, arrestohen pas 10 ditësh 3 hajdutët

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 19:34 | Bota

Tre grabitës janë arrestuar 10 ditë pasi grabitën me thasë 5 kg flori nga një argjendari në Tuzla të Turqisë. Mediat turke kanë publikuar pamjet e grabitjes, ku shihet sesi hajdutët hynë në dyqanin e argjendarisë duke thyer bravat me levë dhe duke hapur qepenin gjatë natës së 27 shkurtit dhe duke e futur arin në thasët që kishin sjellë me vete.

Hajdutët u larguan menjëherë me mjetin e tyre pasi vodhën në dyqan 5 kilogramë ar dhe 300 mijë lira turke.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen 5 persona që iu afruan dyqanit të argjendarisë, por 3 prej tyre hynë brenda dhe mbushën thasët me flori, ndërsa njëri priste jashtë duke kontrolluar rrugën, kurse shoferi priste në makinë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/embed/AkNiNmVxkFA

A2 CNN Livestream

Latest Videos