Grabitën me dhunë kambistin, arrestohet një prej autorëve

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 09:55 | Kronikë
Grabitën me dhunë kambistin, arrestohet një prej autorëve

Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin “Valuta” dhe arrestoi një prej autorëve të grabitjes me dhunë të një kambisti 2 ditë më parë në kryeqytet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pas hetimeve të kryera arrestuan 22-vjeçarin R.S., dhe shpallën në kërkim dy persona të tjerë për grabitjen e 3 milionë lekëve me dhunë në rrugën “Mihal Duri”.

https://a2news.com/2021/05/04/ngjarja-te-rruga-e-kavajes-momenti-kur-grabitesi-largohet-me-vrap-me-3-milione-leke-ne-duar/

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin realizuan grabitjen e punonjësit të pikës valutore.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/r1hbGaPfgz0

A2 CNN Livestream

Latest Videos