Një argjendari është grabitur në qendër të Beverly Hills mesditën e së martës në SHBA. Policia bëri të ditur se autorët mbërritën pranë argjendarisë me një makinë të vjedhur, ndërsa më pas u larguan me një tjetër automjet.
Një grup prej 5 personash, të paktën aq shfaqen në videon e publikuar, thyejnë xhamin e argjendarisë me një varre. Peter Sedghi, pronari i dyqanit, tha se autorët kanë arritur të marrin bizhuteri me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë, ku vetëm një varëse kishte një vlerë prej 500 mijë dollarë.
Grabitjet janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Kaliforni, të cilat kanë ndodhur nga San Francisko deri në Los Anxhelos. (A2 Televizion)