Ish-kryebashkiaku Alla në seancë gjyqësore, kundërshton masën: Arrestim politik

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 13:14 | Kronikë
Ish-kryebashkiaku Alla në seancë gjyqësore, kundërshton

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla doli para trupës gjyqësore, pas arrestimit për shpërdorim detyre për disa tendera, për t’iu komunikuar masa e sigurisë.

Duke kundërshtuar kërkesën për arrestim nga Prokuroria e Posaçme, Alla akuzoi se arrestimi i tij është politik. “Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më kërkonin të ikja, se do kisha ikur”, është shprehur Alla.

Kujtojmë se prej një viti, Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizë.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos