Grabitet kambisti në Durrës

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 17:53 | Kronikë
Grabitet kambisti në Durrës

Një kambist është grabitur pasditen e së shtunës në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Burime për A2 bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë marrë me forcë çantën kambistit Naim Musai. Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë ai, dyshohet të ketë qenë një sasi prej gati 200 mijë lekësh të reja.

“Më datë 18.01.2020, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës”, bën të ditur policia në një deklaratë.

Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos