Grabitet me dhunë 23-vjeçari nga Kosova në Austri, i marrin gjithçka kishte me vete

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 13:27 | Kronikë
Grabitet me dhunë 23-vjeçari nga Kosova në Austri, i marrin

Një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova ka rënë pre e një grabitjeje në Salzburg-Herrnau ditën e djeshme, ndërsa autori, sipas njoftimit të policisë, është larguar me shpejtësi.

Pas ngjarjes, ishte vetë i riu, i cili në denoncimin e bërë në policinë lokale, ka thënë se ai fillimisht është rrëzuar përtokë nga tre persona të panjohur.

Më pas, këta të fundit, i kanë marrë rreth 100 euro që kishte me vete, por edhe portofolin dhe një çantë që mbante me vete.

Pas ngjarjes, agresorët janë larguar me një automjet, ndërsa policia njofton se është vënë në ndjekje të tyre, njoftojnë mediat austriake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos