Makina bie në lumë në Qafë Mali-Bajram Curri, dy persona të plagosur

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 20:30 | Kronikë
Makina bie në lumë në Qafë Mali-Bajram Curri, dy persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pukë - Fierzë, ku një automjet ka rënë në lumin e Arrëzit.

Raportohet se si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

“Pukë/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Pukë-Fierzë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I,  ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit. Si pasojë janë lënduar  jashtë rrezikut për jetën,  drejtuesi i automjetit shtetasi  R. I., 73 vjeç,  shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave  të aksidentit.”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos