Grabitet në kërcënimin e armës pika e këmbimit valutor në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 09:52 | Kronikë
Grabitet në kërcënimin e armës pika e këmbimit valutor

Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re” dhe grabitësi dyshohet se ka përdorur një armë zjarri për të kërcënuar stafin e këmbimit valutor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën "Tom Plezha" në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos