Grabitja në Rinas, Marku: Hetimi nuk është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 17:53 | Aktualitet
Grabitja në Rinas, Marku: Hetimi nuk është pjesë e

Dosjet e bujshme në prokurori, nga krimi zgjedhor, ekzekutimet mafioze, deri tek grabitja spektakolare e së martës në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, kanë shtuar vëmendjen e opinionit publik ndaj punës së Prokurorisë.

Arta Marku, e cila po kërkon një mandat të plotë si Prokurore e Përgjithshme, ka qenë mjaft aktive javët e fundit, duke ngritur tonet ndaj prokurorëve, duke kritikuar dhe duke vënë në dyshim punën e tyre. Nuk e ka kursyer shqetësimin e saj për informacionet që dalin në media nga dosjet me interes të lartë hetimor por dhe publik.

Dhe se Arta Markut nuk i pëlqen prania e medias, e konfirmoi dhe sjellja e saj e fundit, kur në vend të një përgjigjeje për hetimet e graibtjes në aeroport, gazetarët morën shtyrje.

Dhe kjo nuk është hera e parë. I njëjti reagim kur u pyet për dosjet e famshme 339 dhe 184, ku opozita akuzon si të përfshirë Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Njësoj edhe kur gazetarët kërkuan informacion mbi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm FatmirXxhafaj.

Arta Marku u zgjodh me 18 dhjetor 2017 Prokurore e Përgjithshme e përkoshme mes kundërshtive të forta të opozitës, për një proces, sipas saj, antikushtetues. Ajo sot kërkon të jetë në krye të akuzës me mandat të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos