Teuta e ka mbyllur aventurën e këtij sezoni në Europa League me një humbje 0-4 në Durrës ndaj një kundërshtari shumë të fortë, spanjollët e Granada-s.
Teuta u dorëzua që në pjesën e parë, ku pësoi 3 gola. Soldado realizoi vetëm pas 2 minutave loje, ndërsa Kenedy dhe dy Herrera realizuan edhe dy golat e tjerë.
Edhe ne pjesën e dytë, Granada vijoi dominimin, por u tregua më e përmbajtur duke realizuar vetëm një herë me Herrera-n, i cili e vulosi rezultatin në 0-4.
Ndërkohë, 10 minuta para fundit, Teuta mbeti edhe me një lojtar më pak, pas largimit me kartonin e dytë të verdhë të Beqjajt.
Një tjetër skuadër shqiptare, Renova, u eliminua në këtë fazë të Europa League, pasi u mund 0-1 në fushën e saj nga kroatët e Hajdukut të Splitit. (A2 Televizion)