
Mauricio Pochetino do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germian dhe zëvendësuesi i tij mund të jetë Antonio Konte.
Është ky lajmi i bujshëm që po qarkullonte së fundmi në Francë ku theksohet se tekniku italian ka biseduar me sheikët e Francës dhe gjithçka është gati të zyrtarizohet në fund të sezonit.
Edhe Zinedine Zidane ishte një alternativë për stolin e kryeqytetasve por me lëvizjet e fundit , në Francë janë të bindur se timonieri i ri i parisienëve do të jetë Conte.
Në karrierën e tij tekniku italian ka fituar tre tituj në Serie A me Juventusin e një me Inter-in si dhe një titull kampion me Chelsea ndërsa ka qenë dhe trajner i kombëtares italiane, ku suksesi më i madh mund të konsiderohet arritja në çerekfinalen e Euro 2016. (A2 Televizion)