
Khaled Al-Suwaidi, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale për Botërorin e Katarit, deklaroi se ky event do të jetë spektakolar, si asnjë tjetër më parë.
Kur u pyet nëse do të jenë të mirëpritur komuniteti LGBTQI dhe femrat, ai u shpreh kështu për “AS”: “Sigurisht. Të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht kushteve të tyre. Sa i përket femrave, dua të sqaroj se Katari po bën çdo ditë hapa përpara dhe ka shumë gra në pozita të rëndësishme. Gjithashtu, Botërori ka përmirësuar standardet sociale. Jemi një vend mysliman dhe si i tillë, kemi zakonet dhe traditat tona. Por, tradita ka edhe në vendet perëndimore. Ka gjëra që nuk mund të bëhen në vendet tuaja dhe ka gjëra që nuk mund të bëhen në vendin tim”.
Në lidhje me konsumimin e alkoolit, Al-Suwaidi tha: “Kush dëshiron që të festojë, mund ta bëjë. Do të ketë festa dhe do të ketë mundësi për të konsumuar alkool për atë që do. Kemi mirëpritur evente të tjera, me tifozë anglezë, dhe kanë dalë shumë të kënaqur. E them me bindje se çdo tifoz apo gazetar që do të jetë në Katar, do të mbetet i habitur për mirë”. (A2 Televizion)