Juventusi i thotë lamtumirë Champions-it, Milani shënon 4 gola në Kroaci

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 22:51 | Futboll
Juventusi i thotë lamtumirë Champions-it, Milani shënon 4 gola

Juventusi u mposht 4-3 në Portugali nga Benfica dhe tashmë është jashtë Champions League. Bardhezinjtë u dorëzuan totalisht në një ndeshje ku vetëm fitorja i mbante ende me shpesa, por në fund seleksionuan një tjetër humbje.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSG triumfoi 7-2 ndaj Maccabi Haifa. Dy ekipet që kalojnë në fazën e ardhshme të Champions League janë PSG dhe Benfica.

Ndërkohë, Milani mori një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit dhe tashmë do t’i mjaftonte vetëm një barazim ndaj Salzburgut në ndeshjen e fundit në grup për t’u renditur pas Chelsea-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos