Protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë Iranin pas vdekjes së një të reje, si pasojë e dhunës policore, pasi nuk kishte vendosur si duhet në publik shaminë.
Qindra gra protestuan në rrugët e Teheranit duke prerë flokët dhe duke djegur burkat, në protestën më të madhe kundër regjimit islamik prej vitesh.








Protestuesit u mblodhën në rrugën e kryeqytetit, ku Policia e Moralit arrestoi dhe tërhoqi me forcë në makinë 22-vjeçaren Mahsa Amini, e cila humbi jetën në ambientet e komisariatit për shkak të dhunës.
Aktivistët deklarojnë se në trupin e të resë u gjetën shenja të shumta dhune, akuza që u mohuan prej autoriteteve.
Deri në këto momente, raportohet për tre viktima në protesta, ndërkohë që manifestime të ngjashme u mbajtën dhe në Mashaad, Hamedan, Tabriz, Arak, Rasht, Qazvin, Zanjan dhe Ila. (A2 Televizion)