
Vendimi për “green pass”-in në adminstratën publike dhe në qendrat tregtare rrit numrin zyrtar të vaksinimeve.
Drejtuesit e qendrave shëndetësore thonë se në këtë periudhë është shtuar fluksi i qytetarëve për të marrë dozën e parë anti-covid, si dhe kartonin e vaksinimit që do t’u sigurojë kthimin në punë.
Këtë periudhë, mjekët po konstatojnë edhe rritje të sëmundshmërisë në popullatë dhe jo vetëm te moshat pediatrike. Me konfirmimin e variantit Omicron, ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e vaksinimeve me një, dy dhe tre doza.
Ndërkohë, 4 janari është afati i fundit i vendour nga Komiteti i Ekspertëve për vaksinimin e punonjësve të adminstratës publike dhe atyre në qendrat tregtare. Nëse nuk do të kenë “green pass”, çdo javë duhet të kryejnë testin e tamponit. (A2 Televizion)